Komisioni i Pavarur të Kualifikimit nuk i ka konsideruar të gjitha të ardhurat e deklaruara prej bashkëshortit të subjektit nga puna në emigrim, aktiviteti privat dhe pagat në tre shoqëri, pasi nuk u provuan me dokumentacion ligjor. Në vendim identifikohen edhe pasaktësi e mospërputhje në deklarime.
Tag: Gjyqtar
KPA konfirmon shkarkimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hënën të largojë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Pashk Gjaci. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi Gjacin në mars të 2019-ës për probleme në të tri kriteret e rivlerësimit.
KPA vulos largimin e gjyqtarit Arben Zefi nga sistemi i drejtësisë
Në unanimitet, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të KPK për shkarkimin nga detyra të ish-kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi.
U dorëhoq 2 muaj para vetingut, KPK ndërpret procesin për gjyqtarin Amarildo Laçi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pas dorëheqjes “humbjen e të drejtës” së gjyqtarit Amarildo Laçi për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.
“Fundi i një makthi”, Komisioneri Publik tërheq ankimin kundër gjyqtares Alma Kolgjoka
Provat, kryesisht fatura të ujit e të dritave për një apartament të babait, qartësuan Komisionerin Publik mbi pasurinë e gjyqtares Alma Kolgjoka dhe ai i kërkoi Kolegjit që ta konfirmonte në detyrë subjektin e rivlerësimit.
KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtarit të Sarandës Alltun Çela
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i njoftoi se kishte vendosur në dhomë këshillimi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin e ish-gjyqtarit të Sarandës Alltun Çela.