Trupat gjykuese që kryen procesin e rivlerësimit në të dy shkallët e vetingut për gjyqtaren e Apelit Shkodër, Lindita Hoxha u ndanë në konkluzionet përfundimtare, ku në të dy rastet ajo u shkarkua nga detyra me shumicë votash. Lindita Hoxha u shkarkua nga detyra më 6 gusht 2020, me votat e dy anëtareve të trupës […]
Tag: Gjyqtare
KPA me tre mendime për ish-gjyqtaren Fjoralba Prifti
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtares së Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti, megjithëse i rrëzoi si të pabazuara dy prej konkluzioneve të arritura në shkallën e pare të vetingut. Ndërkohë, dy prej anëtareve të trupit gjykues të Kolegjit kanë […]
Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të Tritan Hamitajt
Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Tritan Hamitaj u shkarkua nga detyra më 17 shtator 2020 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai nuk justifikonte me burime të ligjshme blerjen e pasurive në emër të tij apo të personave të lidhur; dhënien e huave prej tij; aftësinë financiare të të tretëve për kthimin […]
Argumentet e KPA për lënien në fuqi të konfirmimit të Elona Toros
Gjyqtarja e Apeli Tiranë, Elona Toro u konfirmua në detyrë më 17 qershor 2020 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se pasaktësitë në deklarimin e pasurive dhe balanca negative e fondeve në vlerë relativisht të vogël, bazuar në parimin e proporcionalitetit nuk ishin të mjafueshme që të sillnin penalizim. KPK konstatoi se në […]
KPK: Arsyet e shkarkimit të gjyqtarit Lazër Sallaku
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 26 maj 2023 pasi u konkludua se nuk kishte pasur burime të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurive. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës ndërsa për profesionalizmin u çmua se kishte arritur nivel […]
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Sami Ujkashi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 28 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Kukësit, Sami Ujkashi. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin. Ashtu si dhe në seancën dëgjimore më 25 Korrik, gjyqtari Sami Ujkashi […]






