Më 26 shtator 2016, Arbër Denizi – magazinier i kompanisë shtetërore “Hekurudha Shqiptare” u bë strumbullar i krijimit të një kompanie të re me fushë të gjerë veprimi; nga import-eksporti i ushqimeve tek inertet dhe transporti. Kompania u quajt Pivot-04 dhe ndonëse qe jetëshkurtër, rezultoi shumë e suksesshme. Mes 28 shtatorit 2016 dhe 31 janarit […]
Tag: Hetimet
Bilanci i OFL i heq lustrën luftës së qeverisë kundër krimit të organizuar
Me regji të gatshme nga filmat policeskë, resorti me mermer të bardhë u rrethua nga policë me kapuçë të zinj, ndërsa një zëdhënëse policie e shpalli atë pronën e parë të sekuestruar përmes një ligji special të qeverisë, që synonte goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri. Kompleksi luksoz i reklamuar për dasma fitoi reputacion […]
Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me 2 vjet burg, por nuk dihet se ku ndodhet
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 2 vjet burg të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla si dhe t’i konfiskojë pasurinë. Llalla nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit, por avokati i tij, Sokol Hazizaj […]
Kriza e magjistratëve rrezikon rimëkëmbjen e drejtësisë në Shqipëri
Gjatë pesë viteve të shpenzuara në një konflikt gjyqësor, Hakil Troci nuk ka mundur të shkelë më shumë se njëherë brenda sallës së gjyqit. Në mesin e korrikut, i moshuari me origjinë nga Dibra, banor prej fillimit të viteve ’90 në kryeqytet, po konsumonte një tjetër akt zvarritjeje në Gjykatën Civile të Tiranës. Troci i […]
Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit
Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, pasi Landfilli i Sharrës raportohet se refuzoi të merrte për disa ditë mbetjet e qytetit bregdetar. Kjo situatë e përsëritur, e cila vjen në kohën kur Durrësi sapo hyri në sezon turistik pas dy vitesh të vështira të shënuara nga […]
Siluri: Jeta e dyfishtë e një shqiptaro-amerikani të akuzuar për trafik droge
Në pamje të parë, banori i Miçiganit, Ylli Didani ishte një biznesmen i suksesshëm me aksione në kompani në Shtetet e Bashkuara, Shqipëri dhe Kosovë, ku ai gëzonte një marrëdhënie biznesi me një ish-shefin e eksortës për ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Megjithatë, autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se kjo ishte thjesht një fasadë. […]






