Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli më 6 dhjetor 2021 vendimin për lënin në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Lindita Ziguri Male, aktualisht inspektore pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Vendimi u mor me shumicë votash pasi shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa u konsideruan të pamjaftueshme për […]
Tag: Kolegji i Posaçëm i Apelimit
KPA mbyll shqyrtimin gjyqësor për ankimin e Dhurata Haverit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten më 4 mars të pranojë si provë dëshminë e të afërmit të gjyqtares së ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri dhe dokumentet e dorëzua prej tij; refuzoi administrimin e disa dokumenteve të dorëzuara më parë prej subjektit; si dhe i dha fund shqyrtimit […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e Brunilda Malos
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës vendimin për lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtares së Apelit të Korçës, Brunilda Malo. Në njoftimin e KPA-së thuhet se trupi gjykues i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina […]
“Analizë e gabuar e fakteve”: Vendimi i KPA për rikthimin e prokurorit Ndini Tavani
Më 4 nëntor 2021, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rrëzojë vendimin e shkarkimit të prokurorit të Tiranës, Ndini Tavani dhe e riktheu atë në detyrë. Sipas vendimit të arsyetuar të Kolegjit, Komisioni kishte vendosur më parë shkarkimin e tij në ‘analizë të gabuar të fakteve dhe legjislacionit’. Sipas vendimit të 11 tetorit 2019 […]
KPA riçel hetimin gjyqësor për Hysen Ketën, pas dorëzimit të nje opinoni nga ONM
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA revokoi të martën vendimin e ndërmjetëm për shpalljen e vendimit për çështjen e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Përmetit Hysen Keta, pas dorëzimit të një opinoni nga përfaqësuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Elka Ermenkova. Kryesuesi Sokol Çomo njoftoi pas një tërheqje të trupit gjykues të Kolegjit në dhomë këshillimi […]
KPA rrëzon kërkresat paraprake të prokurorit Bujar Memia
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten më 18 shkurt, të rrëzojë dy kërkesa të prokurorit të Krujës, Bujar Memia, gjatë shqyrtimit në seancë publike të ankimit të këtij subjekti ndaj vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për shkarkimin nga detyra. Kërkesa e parë ishte ajo e mbartur nga seanca paraardhëse […]






