Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 3 nëntor vendimin për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Arbër Çela. Gjyqtari Çela u konfirmua në detyrë më 7 dhjetor 2022, por Komisionerja Publike, Irena Nino e gjeti të pabazuar […]
Tag: Kolegji i Posaçëm i Apelimit
Konfirmimi i prokurorit Saimir Hysa ankimohet në Kolegj
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të martën më 31 tetor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Saimir Hysa. Ankimi u krye edhe bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që sygjeroi që një pjesë e gjetjeve në kriterin profesional dhe për pasurinë, të verifikohen nga […]
KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Alma Hicka
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten vendimin për rikthimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Alma Hicka, e shkarkuar më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Rezarta Schuetz, […]
KPA largon përfundimisht gjyqtarin Tomorr Kullolli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 25 tetor lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Elbasanit, Tomorr Kullolli. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPA e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Natasha Mulaj, Ina Rama e […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Avni Kraja
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të hënës më 23 tetor, vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-prokurorit të Tiranës, Avni Kraja. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Mimoza Tasin, Rezarta Schuetz […]
Kolegji rrëzon disa gjetje të KPK, por lë në fuqi shkarkimin e Neritan Cenës
Ish-gjyqtari i Tiranës, Neritan Cena arriti të përmbysë në Kolegj një pjesë të konkluzioneve të Komisionit lidhur me pasurinë dhe profesionalizimin, si dhe përfundimin lidhur me cënimin e besimit të publikut tek drejtësia, por ato u gjetën të pamjaftueshme për ndryshimin e vendimit të shkarkimit të tij nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, […]






