Skeda e pasurisë së deklaruar – Eriselda Bala – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Eriselda Bala – Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Eriselda Bala e Prokurorisë së Rrethit Tiranë do të përballet të martën me 5 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu,Firdes Shuli dhe Brunilda Bekteshi. Bala e ka filluar karrierën si magjistrate në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin […]

Prokurori Bledar Bejko pas vendimit për riçeljen e hetimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

KPK riçel hetimin për prokurorin Bledar Bejko

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën më 4 prill riçeljen e hetimit administrativ për prokurorin e Durrësit, Bledar Bejko. Kur pritej që Komisioni të njoftonte vendimin përfundimtar për Bejkon, kryesuesja e trupës Pamela Qirko deklaroi se me vendim të ndërmjetëm ishte vendosur riçelja e hetimit administrativ. Qirko nuk bëri me dije shkaqet e […]

Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Foto: BIRN
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme

KPK konfirmon në detyrë Erjon Shehajn dhe transferon për inspektim dy çështje penale

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin e konfirmimit në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Ndërkohë, u njoftua se Komisioni ka vendosur të transferojë për verifikime të metejshme pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje, një e për veprën penale “goditja për shkak të detyrës”, e pushuar […]

Gjyqtarja Flutura Hoxha | Foto : Edmond Hoxhaj
Analiza KPK Veting

KPK: Flutura Hoxha fshehu një apartament pasi nuk justifikonte burimet

Gjyqtarja e Pukës Flutura Hoxha u shkarkua nga detyra më 25 shkurt, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se nuk provoi dot burimet e ligjshme të pasurive dhe se për këtë arsye kishte fshehur blerjen e një apartamenti në Tiranë në emër të babait. Ndërkohë ajo e vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës […]

Seanca dëgjore për gjyqtarin Tritan Hamitaj në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në Tiranë më 14 shtator 2020. Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

Gjyqtari Aurel Arapi jep shpjegime për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket se hodhi poshtë disa fakte të raportuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të klasifikuar mbi subjektin e rivlerësimit Aurel Arapi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndërsa ky i fundit dha shpjegime edhe për disa vendime mbi të cilat ishin ngritur pikëpyetje. Arapi iu nënshtrua procesit të […]