Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit Astrit Shema për pasuri të pajustifikuara.
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Gjyqtari Astrit Shema përballet pyetje për mungesë burimesh dhe mosdeklarime në KPK
Kreu i Gjykatës Administrative të Vlorës Astrit Shema u gjend përballë një sërë pikëpyetjesh mbi pasurinë dhe iu vu në dukje mungesë burimesh në mbi 5.2 milion lekë. Shema kundërshtoi gjetjet e KPK, ndërsa tha se një nga personat e cilësuar të lidhur kishte refuzuar t’i jepte dokumentacion.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Astrit Shema –Gjykata Administrative Vlorë
Kryetari i Gjykatës Administrative të Vlorës, Astrit Shema do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Zv.Prokurori i Përgjithshëm Thoma Jano konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi konfirmimin në detyrë të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme Thoma Jano.
Zv. Prokurori i Përgjithshëm, Thoma Jano përballet me vetingun
Komisioni identifikoi disa pasaktësi në deklarime si dhe balancë negative në analizën financiare të vajzës së prokurorit Thoma Jano dhe bashkëshortit të saj. Jano tha se nuk kishte me veprimet financiare të së bijës pas martese dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Thoma Jano –zv.prokuror i Përgjithshëm
Prokurori Thoma Jano do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.