Prokurori i Tiranës, Arben Agovi u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për burimin e një apartamenti të blerë nga prindërit, një bilanc negativ si pasojë e pasaktësive në deklarimin e kursimeve cash si dhe për gjetjet në disa prej çështjeve të denoncuara nga publiku. […]
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Ish-shefi i Prokurorisë, Petrit Fusha çohet në gjyq për fshehje pasurie
Prokuroria e Durrësit njoftoi të hënën se përfundoi hetimet ndaj ish-shefit të Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dhe e dërgoi çështjen për shqyrtim në gjykatë. Fusha akuzohet për veprën penale të “refuzimit për deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive..”, i parashikuar nga neni 257/a paragrafi 2 i Kodit Penal dhe nëse shpallet fajtor, […]
Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Agovi– Prokuroria e Tiranës
Arben Agovi, prokuror pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë po përballet të hënën më 11 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Roland Ilia. Arben Agovi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin […]
Prokurorja Ollga Visi u dorëhoq pasi u njoh me rezultatet e vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 30 nëntor të ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokuroren e Korçës, Ollga Visi për shkak të dorëheqjes së saj nga statusi i magjistratit. Po ashtu, është vendosur ndalimi i rikthimit të këtij subjekti rivlerësimi në funksione në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Në vendimin e […]
Prokurori Edmond Koloshi konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për konfirmin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Edmond Koloshi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Gjatë seancës së parë më 13 nëntor, Koloshi u përball me pyetje […]
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Ritvan Suka
Komisioni i Pavarur i Kualifikmit, KPK shpalli të enjten më 7 dhjetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Ritvan Suka. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Alma Faskajn. Gjatë seancës dëgjimore më 5 dhjetor Suka dha shpjegime […]






