Seanca për prokurorin Kasëm Berberi. Foto: BIRN
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Veting

Prokurori Kasëm Berberi konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 17 mars 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Kasëm Berberi. Vendimi u dha nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Gjatë seancës dëgjimore më 10 mars 2023, Berberi u përball […]

Gjyqtarja Teuta Hoxha dhe avokati Viktor Gumi pas seancës në KPK. Foto:Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

KPK largon nga detyra gjyqtaren Teuta Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 22 nëntor vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Teuta Hoxha të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë. Gjatë seancës dëgjimore më 10 nëntor, Hoxha u përball me barrat e provës për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin ishte përmbyllur hetimi paraprak. Problemet kryesore që […]

Prokurori Çlirim Sino në KPA | Foto: nga LSA
Analiza KPK

KPK me dy mendime për analizën financiare të pasurisë që solli shkarkimin Çlirim Sinos

Anëtarët e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK kanë dalë me dy mendime të ndryshme për mënyrën e rivlerësimit të prokurorit të Fierit, Çlirim Sino për pasurinë, megjithëse janë bashkuar në konkluzionin për shkarkimin e tij për mungesë të burimeve financiare. Ndërkohë, nuk janë gjetur probleme penalizuese në kriterin e figurës dhe për […]

Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.
Artikull kryesor ! Investigime

‘Piratët” e Spanjës: Drejtësia bën një sy qorr ndaj pastrimit të parave në ndërtim

Plazhet me rërë të bardhë dhe liqenet e kripura piktoreske e bëjnë qytetin spanjoll të Torreviejas buzë detit Mesdhe një destinacion turistik popullor. Por një dekadë e gjysmë më parë, dy shtetas shqiptarë nuk ndodheshin atje për pushime. Pashuk Gjini u takua me Sulejman Shkallën në aeroportin “El Altet” pranë Torreviejas më 20 qershor 2006 […]

Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Foto: BIRN
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme

KPK konfirmon në detyrë Erjon Shehajn dhe transferon për inspektim dy çështje penale

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin e konfirmimit në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Ndërkohë, u njoftua se Komisioni ka vendosur të transferojë për verifikime të metejshme pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje, një e për veprën penale “goditja për shkak të detyrës”, e pushuar […]

Shpallja e vendimit për gjyqtarin Taulant Banushi. Foto: BIRN
KPK Lajme Veting

Gjyqtari Taulant Banushi konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të mërkurën konfirmimin në detyrë të gjyqtarut të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier Taulant Banushi në përfundim të hetimit administrativ mbi pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësive profesionale. Trupa gjykuese për këtë subjekt përbëhej nga komisionerët Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte […]