Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të martën konkluzionet përfundimtare për ankimin e prokurores Antoneta Sevdari, ndaj vendimit të KPA-së për shkarkimin e saj. Debati u zhvillua kryesisht mbi këmbënguljen e Komisioneres Publike, Irena Nino për të kërkuar shkarkimin mbi të njëjtat shkaqe që u vlerësuan nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut si […]
Tag: Natasha Mulaj
KPA nuk pranon kërkesën e ndihmësit ligjor, Artor Ylli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten më 19 pril vendimin për mospranimin e kërkesës së ndihmësit ligjor, Artor Ylli për rishikimin e vendimit të marrë po nga ky Kolegj në vitin 2019, për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi […]
Seanca në KPA për ish-gjyqtarin Besnik Maho shtyhet me kërkesë të tij
Seanca publike në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit lidhur me ankimet e kryera nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kundër vendimit të Komisionit për ish-gjyqtarin e Pogradecit, Besnik Maho, si dhe me ankimin këtij të fundit, e planifikuar për t’u zhvilluar të martën më 16 prill, u shty me kërkesë të vetë subjektit të rivlerësimit, i […]
KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Artur Ismajlukaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 2 prill vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurorit të Elbasanit, Artur Ismajlukaj, duke i konsideruar të pamjaftueshme shkaqet e ngritura nga Komisionerja Publike, Irena Nino në ankim. Ismajlukaj u konfirmua në detyrë më 7 korrik 2023 pasi u përball me […]
Komisioneri Publik i qëndron kërkesës për shkarkimin e prokurorit Artur Ismajlukaj
Komisionerja Publike Irena Nino lexoi të hënën qëndrimet përfundimtare në çështjen ndaj prokurorit Artur Ismajlukaj dhe i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të vendoste shkarkimin e tij, për cënim të besimit të publikut te drejtësia. Në krahun tjetër avokati Rezart Kthupi që lexoi mbrojtjen e prokurorit, tha se kërkesa nuk ishte e bazuar. […]
Pas Strasburgut, KPA prish vendimin e vet të shkarkimit të Antoneta Sevdarit
Pasi dëgjoi parashtrimet e palëve një seancë jashtë të zakonshmes, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hënën të prishë vendimmarrjen e tij për shkarkimin nga detyra të prokurores Antoneta Sevdari. Vendimi i KPA, siç u njoftua nga kryesuesja e trupës, Natasha Mulaj u mor me shumicë votash. Vendimi i KPA u mor bazuar në […]





