Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti (Shallapi). Kryesuesja e trupit gjykues te KPA, Rezarta Schuetz sqaroi se, ndryshe nga sa ka vkerësuar Komisioni u Pavarur i Kualifikimit, KPK, prokurorja Prifti nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë. Natasha Prifti […]
Tag: Natasha Prifti
Bazuar në rekomandimin e ONM-së, Komisioneri kërkon shkarkimin e prokurores Natasha Prifti
Komisioneri Publik Darjel Sina, bazuar dhe në rekomandimin e ONM-së, e konsideron të gabuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti Shallapi dhe kërkon shkarkimin e saj nga detyra.
KPK e konfirmoi prokuroren Natasha Prifti në aplikim të parimit të proporcionalitetit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i vlerësoi jo penalizuese deklarimet e pasakta dhe mungesat financiare të prokurores së Lushnjës, Natasha Shallapi, duke arguentuar se balanca negative përfshin një periudhë të gjatë të bashkëshortit par lidhjes së martesës dhe përpara se subjekti të fillonte detyrën.
KPK konfirmon prokuroren Natasha Prifti
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Lushnjës Natasha Prifti (Shallapi), pas hetimit në të tre kriteret.
Prokurorja Natasha Prifti u përball në KPK me pyetje mbi të ardhurat e bashkëshortit
Të ardhurat nga aktiviteti tregtar i bashkëshortit para martese dhe shpenzimet bazuar mbi këto të ardhura ishin fokusi i relatimit nga KPK në seancën dëgjimore ndaj prokurores së Lushnjës Natasha Prifti.