Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli më 28 janar vendimin për shkarkimin nga detyra të drejtueses së Prokurorisë së Kukësit, Fahrije Gjana Vata pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë; se kishte kryer veprime fiktive me qëllim fshehjen e pasurive; se kishte përfituar një kredi me kushte […]
Tag: prokuror
KPK largon nga detyra prokurorin Ervin Beqiri
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Elbasanit, Ervin Beqiri. Trupa e KPK-së që vendosi për shkarkimin e prokurorit Beqiri kryesohej nga Etleda Çiftja, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Roland Ilian. Prokurori Beqiri nuk u paraqit në seancën e shpalljes së vendimit. Kryesuesja Çiftja […]
KPK u nda në rivlerësimin e prokurorit Drini Pali
Prokurori i Durrësit, Drini Pali u konfirmua në detyrë më 18 janar me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK të kryesuar nga Etleda Çiftja me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Roland Ilian. Ndryshe nga relatorja Shuli dhe komisioneri Roland Ilia që konsideruan se subjekti kishte arritur nivel të besueshëm […]
KPK ndëpret vetingun e prokurorit të akuzuar për shpërdorim detyre
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur më 17 shkurt të ndërpresë procesin e rivlerësimit ndaj prokurorit të Vlorës Maksim Sota, si dhe ti heqë të drejtën për rikthimin në sistemin e drejtësisë. Vendimi i KPK-së është bazuar në vendimarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për deklarimin e mbarimit të statusit të […]
KPA riçel hetimin gjyqësor për Hysen Ketën, pas dorëzimit të nje opinoni nga ONM
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA revokoi të martën vendimin e ndërmjetëm për shpalljen e vendimit për çështjen e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Përmetit Hysen Keta, pas dorëzimit të një opinoni nga përfaqësuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Elka Ermenkova. Kryesuesi Sokol Çomo njoftoi pas një tërheqje të trupit gjykues të Kolegjit në dhomë këshillimi […]
KPA rrëzon kërkresat paraprake të prokurorit Bujar Memia
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten më 18 shkurt, të rrëzojë dy kërkesa të prokurorit të Krujës, Bujar Memia, gjatë shqyrtimit në seancë publike të ankimit të këtij subjekti ndaj vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për shkarkimin nga detyra. Kërkesa e parë ishte ajo e mbartur nga seanca paraardhëse […]






