KPK shpalli të mërkurën më 13 dhjetor vendimin për konfirmimin në detyrë te Prokurorit të Tiranës, Arben Agovi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Gjatë seancës dëgjimore të hënën, Agovi dha shpjegime për burimin e një apartamenti […]
Tag: prokuror
KPA u nda në vlerësimin e prokurorit Bledar Maksuti
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e përmbysi vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Bledar Maksuti lidhur gjetjet në kriterin e pasurisë, duke e rikthyer atë në detyrë me votat e tre prej pesë anëtarëve të trupit gjykues. Shumica e përbërë nga kryesuesja Albana Shtylla, me relatore […]
KPK shkarkon prokurorin Elio Mazreku
Prokurori i Tiranës Elio Mazreku u shkarkua të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi u përball me barrë prove për ligjshmërinë e të ardhurave të familjes së tij. Sipas analizës financiare të KPK ai rezultonte me një bilanc negativ prej 22.8 milion lekësh, për shkak të mungesës së provave për ligjshmërinë të një […]
Prokurori Elio Mazreku përballet me barrë prove për ligjshmërinë e pasurisë
Prokurori i Tiranës Elio Mazreku u përball të martën pasdite në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me barrë prove për ligjshmërinë e të ardhurave të familjes së tij. Sipas analizës financiare të KPK ai rezultonte me një bilanc negativ prej 22.8 milion lekësh, për shkak të mungesës së provave për ligjshmërinë të një sërë llogarish […]
Prokurori Bledar Mustafaraj u dorëhoq pasi u njoh me rezultatet e vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli në 7 nëntor vendimin për ndërprerjen e vetingut ndaj prokurorit të Elbasanit, Bledar Mustafaraj, pas dorëheqjes së tij nga detyra. Po ashtu, Mustafarajt i ndaluar emërimi i tij për 15 vjet në disa funksione në sistemin e drejtësisë. Në vendimin e arsyetuar të KPK sqarohet se Mustafaraj është […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Arben Smaçi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 9 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Arben Smaçi. Vendimi u mor unanimisht nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Sokol Çomo, pas […]