Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores Doloreza Musabelliu, njëkohësisht kandidate për SPAK, ndërsa rrëzoi si të pavërtetë një raport të DSIK në të cilin Musabelliu cilësohej e papërshtatshme.
Tag: Prokurore
Përballja e Besnik Canit me Kolegjin nis me shtyrje
Anëtari i KLP-së, Besnik Cani po përballet me kërkesën për shkarkim të Komisionerit Publik për kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit.
Bixhozi si “ves i keq” ndan Kolegjin në çështjen e Artur Selmanit
Ankimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka lehtësuar pozitat e ish-prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme Artur Selmani lidhur me përfshirjen në lotari si dhe masakrën e Çoles, por problemet me pasurinë e nxjerrin përfundimisht jashtë sistemit.
Kolegji: Ramadan Troci cënoi “të drejtën për jetë” të minatorëve të aksidentuar
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ritheksoi në vendimin për ish-prokurorin Ramadan Troci se hetimet e dobëta dhe shpesh të munguara të aksidenteve në minierë dhe ngarkimi me faj i viktimave ishin shkelje e të drejtave të njeriut. Ish-prokurori u penalizua edhe për ekspozimin me arrogancë të pasurive të fituara padrejtësisht.
Problemet me pasurinë rrezikojnë prokurorin e Apelit, Edmond Hyka
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e gjeti prokurorin e Apelit të Tiranës, Edmond Hyka me 18.2 milionë lekë minus, ndërsa ngriti pikëpyetje për konflikt të mundshëm interesi. Avokati i Hykës e cilësoi procesin me probleme proceduriale.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Edmond Hyka – prokuror i Apelit Tiranë
Prokurori i Apelit të Tiranës, Edmond Hyka do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.