Prokurorja e Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Pranvera Gruda u përball të martën më 21 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore ajo dha shpjegime më së shumti për përfitimin e një banese, çmimi shitjes së të cilës është deklaruar si burim për blerjen e një apartamenti në […]
Tag: Prokurore
Skeda e pasurisë së deklaruar – Elio Mazreku– Prokuroria e Tiranës
Prokurori Elio Mazreku i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të martën më 21 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Pamela Qirko. Elio Mazreku e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej […]
Prokurorja Rovena Zoto konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 20 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Rovena Zoto. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Xhensila Pinen. Gjatë seancës dëgjimore më 17 nëntor, Zoto dha shpjegime […]
Aksionet në kompaninë e transportit të naftës sollën shkarkimin e Sokol Malajt
Prokurori i Tiranës Sokol Malaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi trupa e KPK që hetoi rastin arsyetoi se ai kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia. Në vendimin e zbardhur Komisioni sqaron se Malaj ishte shkarkuar kryesisht për shkak të mbajtjes së një marrëdhënie aktive me kompaninë në zotërim të tij. […]
Prokurorja Rovena Zoto jep shpjegime për të ardhurat e bashkëshortit në emigracion
Prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto u përball të premten më 17 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti lidhur një bilanc negativ të konstatuar për shkak të moskonsiderimit të të ardhurave të bashkëshortit nga emigracioni të krijuara para martesës dhe fillimit të detyrës, si dhe […]
Skeda e pasurisë së deklaruar Rovena Zoto– Prokuroria e Tiranës
Prokurorja Rovena Zoto (Bozo) e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten më 17 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Alma Faskaj. Rovena Zoto përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe e ushtroi […]