Prokurori Bledar Bejko pas vendimit për riçeljen e hetimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

KPK riçel hetimin për prokurorin Bledar Bejko

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën më 4 prill riçeljen e hetimit administrativ për prokurorin e Durrësit, Bledar Bejko. Kur pritej që Komisioni të njoftonte vendimin përfundimtar për Bejkon, kryesuesja e trupës Pamela Qirko deklaroi se me vendim të ndërmjetëm ishte vendosur riçelja e hetimit administrativ. Qirko nuk bëri me dije shkaqet e […]

Prokurori Bledar Bejko pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Bledar Bejko jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Prokurori Bledar Bejko i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës u përball të hënën më 28 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit. Procesi i vetingut për Bejkon po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga […]

Prokurorja Flora Reka e shoqëruar nga djali i saj pas seancës dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Flora Reka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 25 mars vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Durrësit, Flora Reka. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 16 mars ajo u përball me gjetjet dhe barrat e provës për pasurinë dhe figurën, të ngjashme me ato të bashkëshortit të saj, gjyqtarit, Shpëtim Reka, […]

Prokurori i Gjirokastrës, Emror Kasaj pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

‘Transaksionet e komplikuara’ financiare vënë në vështirësi prokurorin Emror Kasaj

Prokurori Emror Kasaj e mbylli fjalën e tij para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të enjten me kërkesën për rihapje të hetimit në dy kriteret e tjera, por ai la të kuptohej se ishte përgatitur edhe për të kundërtën. “Nuk kam ndonjë dëshirë të madhe për këtë punë. Nuk është se kam dashur të jem […]