Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të premten më 3 shkurt 2023 me konkluzionet përfundimtare në çështjen lidhur me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa kundër konfirmimit në detyrë të prokurores së Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo). Komisioneri Ballhysa vërejti se subjekti kishte arritur të provonte disa prej pretendimeve të saj lidhur me të […]
Tag: Prokurore
Argumentet e KPA për shkarkimin e Gjon Kodrës
Prokurori i Tiranës, Gjon Kodra arriti të kalojë me sukses shkallën e parë të vetingut më 21 dhjetor 2021 në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, por u shkarkua në korrik të vitit 2022 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cënim të besimit të publikut tek drejtësia. Kolegji […]
Suela Beluli konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 1 shkurt 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Fierit, Suela Beluli. Vendimi për konfirmimin e Belulit u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK, e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Gjatë seancës dëgjimore […]
Komisionerja Publike ankimon si të pabazuar konfirmimin e prokurorit Genci Mane
Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Genci Mane u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai justifikonte plotësisht me burime të ligjshme krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve; se ka arritur nivel të besueshëm në kontrollin e figurës dhe nivel kualifikues për profesionalizmin. Vendimi për […]
Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm
Prokurorja Suela Beluli e Prokurorisë së Fierit u përball të hënën më 30 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për barrën e provës në kriterin e pastërtisë së figurës lidhur me dyshimet e ngritura për kontakte të papërshtatshme me një person të dënuar për […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Suela Beluli– Prokuroria e Fierit
Prokurorja Suela Beluli e Prokurorisë së Fierit do të përballet të hënën më 30 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Genta Tafa Bungo dhe Suela Zhegu. Suela Beluli e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si […]






