Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 16 shkurt 2023 vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurores së Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo), duke i rrëzuar si të pabazuara dhe jashtë objektit të shqyrtimit të çështjes thuajse të gjitha shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili […]
Tag: Prokurore
Prokurori Asllan Barjamaj përballet me vetingun
Drejtuesi i Prokurorisë së Përmetit, Asllan Barjamaj u përball të enjten më 16 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për një kontratë huaje dhe një kredi që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti, blerjen e paformalizuar me dokumentacion të plotë të dy automjeteve, si dhe për […]
Komisioneri Pubik ankimon si të pabazuar konfirmimin e Robert Kotes
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa njoftoi më 14 shkurt 2022 ankimin ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Robert Kote, me anë të të cilit kërkon shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Ballhysa ngre shkaqe ankimi në të tre kriteret e rivlerësimit, duke i kundërshtuar […]
KPK me dy qëndrime për prokurorin Kledian Llaho
Prokurori i Sarandës, Kledian Llaho u konfirmua në detyrë më 22 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i konsideroi bindëse shpjegimet dhe provat e dorëzuara prej tij në kundërshtim të barrës së provës për balancën negative në kriterin e pasurisë, si dhe për konstatimet për figurën dhe profesionalizmin. Megjithatë, ai u konfirmua me […]
Konfirmimi i prokurorit Robert Kote, ONM kërkoi thellim të hetimit
Prokurori i Tiranës, Robert Kote u konfirmua në detyrë më 19 dhjetor 2022, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga relatorja Valbona Sanxhaktari dhe anëtarja Genta Tafa(Bungo) konkluduan se ai kishte arritur nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe figurës, si dhe nivel kualifikues për profesionalizmin. Kryesuesi Lulzim […]
Konfirmimi i prokurores Armida Hamiti ankimohet në Kolegj
Prokurorja e Tiranës, Armida Hamiti (Moçka) u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 21 dhjetor 2022, pasi u aplikua parimi i proporcionalitetit lidhur me gjetjet në kriterin e pasurisë, duke konkluduar se ajo kishte arritur nivel të besueshëm në këtë kriter rivlerësimi. Po ashtu, Hamiti mori vlerësim pozitiv për figurën dhe […]






