Prokurori Julian Xhengo i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten më 9 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli. Julian Xhengo përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe punoi fillimisht në […]
Tag: Prokurore
Bajram Breçani shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të martën më 6 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Bajram Breçani. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të enjten më 1 shtator, Breçani dha shpjegime për pasaktësisë në deklarimin e investimeve në një banesë trekatëshe dhe kundërshtoi balancat negative të konstatuara […]
KPK: Arben Sharra cënoi besimin e publikut tek drejtësia
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra u shkarkua nga detyra më 30 qershor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia me veprimet e tij, për dyshimet e ngritura për fshehje të disa pasurive si dhe pamundësinë financiare për krijimin e tyre. Sharra u vlerësua pozitivisht […]
Bajram Breçani jep shpjegime për problemet me pasurinë dhe profesionalizmin
Prokurori i Tiranës, Bajram Breçani u përball të enjten më 1 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancat negative të konstatuara në hetimin pasuror si dhe për gjetjet në kriterin profesional. Ndërkohë, Breçani mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Procesi i rivlerësimit për prokurorin Breçani […]
Vendimi i KPK: Astrit Halilaj u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm
Prokurori i Shkodrës, Astrit Halilaj u shkarkua nga detyra më 30 qershor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti në përfundimin se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë, si dhe rezultoi se nuk kishte pasur burime financiare të mjaftueshme për krijimin e tyre. Ndërkohë, Halilaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e […]
Bujar Memia u gjet me “shkelje të rënda profesionale” edhe nga KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i ka gjetur të pabazuara shkaqet e ngritura në ankimin e ish-prokurorit të Krujës, Bujar Memia kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për shkarkimin e tij. Memia pretendoi në Kolegj se nuk i ishte ofruar proces i rregullt ligjor dhe i kundërshtoi konstatimet për shkeljet në ushtrimin […]






