Prokurori Bajram Breçani pas vendimit të shkarkimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Bajram Breçani shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të martën më 6 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Bajram Breçani. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të enjten më 1 shtator, Breçani dha shpjegime për pasaktësisë në deklarimin e investimeve në një banesë trekatëshe dhe kundërshtoi balancat negative të konstatuara prej Komisionit. Po ashtu, prokurori Breçani dha shpjegime në kriterin profesional për pushimin e një hetimi për vrasje pas rrëzimit si provë të një analize AND-je, si dhe për moszbatimin e urdhërit të gjykatës për marrjen e provës sipas procedurës.

Procesi i rivlerësimit për prokurorin Breçani u krye nga trupa e KPK, e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Breçani e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2000. Ai u rikthye në sistemin e drejtësisë në vitin 2013 si prokuror në Prokurorinë e Krujës. Një vit më vonë u transferua në Prokurorinë e Elbasanit ku ka shërbyer deri në vitin 2016, kur u caktua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *