Avokatët e prokurorit të Tiranës, Ervin Karanxha kërkuan shtyrje të seancës dhe më pas dorëheqjen e një anëtareje të trupit gjykues, të cilën e akuzuan për ‘konflikt interesi’.
Tag: Prokuroria e Rrethit Tiranë
Vetingu i munguar i Elisabeta Imerajt kthehet në çështje ndërkombëtare
Në reagime të paprecedenta, ambasadorët e SHBA dhe BE si dhe bordi i ONM mbështetën publikisht rekomandimin e vëzhguesve ndërkombëtarë për shkarkimin nga detyra të Elisabeta Imerajt dhe e konsideruan këtë çështje si test për integritetin e procesit të vetingut.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervin Karanxha –Prokuroria e Tiranës
Prokurori Ervin Karanxha i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
KPK rrëzon pa hetim gjetjet e ONM për Elisabeta Imerajn
Vendimi prej 113 faqesh i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lë pezull dhe të pasqaruar debatin në seancë dëgjimore mes drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj dhe vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs.
Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj nis përballjen me Kolegjin
Komisioneri Publik, Darjel Sina u qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e ish-kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj me argumentin se ai nuk e ka kryer siç duhet detyrën si prokuror dhe si drejtues, ndërsa Hajdarmataj u mbrojt me argumentin se vartësit e tij për të cilët po gjykohet janë promovuar […]
KPK me vendim gjysmak, lë pa konkluzione hetimin e figurës dhe profesionalizmit të Kol Hysenaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të analizojë në vendimin e rivlerësimit të prokurorit të Tiranës, Kol Hysenaj vetëm kriterin e pasurisë, duke argumentuar se ishte i mjaftueshëm për shkarkimin e tij. Ndërkohë gjetjet e relatuara për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin të cilat iu përmenden Hysenajt në seancë dëgjimore mbeten të pasqaruara.