Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të martën konkluzionet përfundimtare në çështjen ndaj prokurores së Tiranës Mariola Mërtiri, gjatë të cilave Komisionerja Publike Irena Nino dhe subjekti u qëndruan parashtrimeve. Komisionerja kërkoi shkarkimin e Mërtirit duke paraqitur një sërë argumentesh në të tre kriteret e rivlerësimit, përfshi lidhjen e prokurores dhe bashkëshortit të saj me […]
Tag: Sokol Çomo
Komisioneri Publik mbështet opinionin e ONM ndaj prokurorit Ylli Bashaj
Komisionerja Publike Irena Nino tha të premten në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit se mbështeste opinionin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në çështjen ndaj prokurorit Ylli Bashaj. Në një qëndrim të detajuar Nino theksoi se “Në vlerësimin e vëzhguesit ndërkombëtar, Komisioneri Publik ka paraqitur ankimin kundër vendimit të Komisionit, bazuar në Rekomandimin e ONM-së dhe […]
KPA çel shqyrtimin për profesionalizmin e prokurorit Julian Çafka
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten çelje të hetimeve ndaj prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka dhe njoftoi se do të administronte dosjet penale për të cilat ai është denoncuar. Po ashtu, trupa e Kolegjit e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Sokol Çomo, njoftoi […]
Shpallet vendimi përfundimtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për Etleva Temon
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla si kryesuese, Sokol Çomo si relator, dhe anëtarët Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, ka vendosur unanimisht të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 307, të datës 12 Tetor 2020, që i përket znj. Etleva Temo. […]
KPA urdhëron Komisioneren Publike të mbaj qëndrim mbi gjetjen e ONM-së
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) mori vendim të ndërmjetëm për të urdhëruar Komisioneren Publike që të dalë me qëndrim sa i përket një gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) në çështjen ndaj prokurorit Ylli Bashaj. Gjetja e ONM u paraqit në seancën e mëparshme dhe që siç u përmblodh nga palët të hënën, […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kolë Hysenaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 20 dhjetor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës, Kolë Hysenaj. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi e Sokol […]






