Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të hënës më 23 tetor, vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-prokurorit të Tiranës, Avni Kraja. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Mimoza Tasin, Rezarta Schuetz […]
Tag: Veting
Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e prokurorit Enklid Gjini
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të martën më 3 tetor vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Enklid Gjini dhe duke kërkuar shkarkimin e këtij të fundit për probleme në kriterin e pasurisë dhe në vlerësimin e përgjithshëm të çështjes. Në ankim konstatohen probleme për një […]
KPK u nda në vlerësimin e prokurorit Enklid Gjini
Prokurori i Tiranës, Enklid Gjini u konfirmua në detyrë më 10 korrik nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, me shumicë votash. Shumica e trupit gjykues e përbërë nga relatorja Firdes Shuli dhe anëtari Olsi Komici konkluduan se Gjini kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, si dhe nivel kualifikues për […]
Prokurori i Shkodrës, Agron Bushati konfirmohet në detyrë
Prokurori i Shkodrës, Agron Bushati u përball të mërkurën më 27 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u pyet dhe dha përgjigje më së shumti lidhur me një denoncim të orëve të fundit, në të cilin ishte paraqitur një video ku shfaqej subjekti me dy doreza grushtimi prova të […]
Kolegji e gjeti të drejtë shkarkimin e Blerim Tominajt për deklarim të pamjaftueshëm të pasurive
Kolegji e ka gjetur të drejtë konkluzionin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, Blerim Tominaj, për probleme në kriterin e pasurisë dhe balanca negative në vlera të mëdha. Tominaj u largua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 16 qershor 2020 për deklarim të pamjaftueshëm të […]
Vetingu i magjistratëve në Shqipëri ngre pikëpyetje të parehatshme për kolegët e tyre në Ballkan
Prej kohësh ishin ngritur pikëpyetje për origjinën e pasurisë së Artur Malajt. Por kur gjyqtari i vjetër iu nënshtrua procesit të vetingut në Shqipëri, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi atë në detyrë. U desh ndërhyrja e panelit të ekspertëve ndërkombëtarë për të detyruar një rishikim, jo vetëm të pasurisë së Malajt, por edhe […]




