Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi një masë sigurie arrest me burg të kërkuar nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku si dhe me mungesën e hapave për përcaktimin e një metodologjie në emërimet e saj në prokuroritë, por arsyetoi se këto janë “mangësi formale” dhe e cilësoi aftësinë e saj profesionale […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Gentjan Osmani – prokuror i Krimeve të Rënda
Prokurori i prokurorisë për Krime të Rënda Gentjan Osmani, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij e deklaruar nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
KPK bën përgjegjës prokurorin Besnik Muçi për deklarime të ‘pamjaftueshme’
Prokurori i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besnik Muçi fajësoi neglizhencën dhe ngarkesën në punë për deklarimet e ‘pamjaftueshme’ në lidhje me një pronë të përfituar në vitin 1991, një shtese apartamenti dhe taksat për qiradhënien e tij.
Skeda e pasurisë së deklaruar-Artur Malaj-Gjykata Administrative e Apelit
Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, i cili punon prej vitit 2013 në Gjykatën Administrative të Apelit do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Pasuria familjare e tij është rritur me 47 herë nga viti 2003 dhe ka si burim kryesor aktivitetin e bashkëshortes si notere.
Gjyqtarja Brunilda Kadi kërkon rikonfirmimin në detyrë
Gjyqtarja e Tiranës u përball me pyetje mbi mosdeklarimin e një makine me vlerë 450 mijë lekë në vitin 2004 si dhe me një shumë të marrë hua për pak ditë për të paguar këstin e parë të një apartamenti të blerë me kredi ndërsa dha shpjegime dhe kërkoi rikonfirmimin në detyrë.
Gjyqtari Medja del i pastër ndërsa vihet në pah mbingarkesa në punë
Gjyqtari Gentian Medja i Gjykatës Administrative të Tiranës rezultoi tërësisht i pastër në vlerësimin e pasurisë dhe i figurës ndërsa vlerësimi i aftësive profesionale vuri në pah gabime procedurale dhe vonesa në gjykime, për të cilat Medja i justifikoi me ngarkesën e stërmadhe në punë që kanë gjyqtarët e gjykatave administrative.