Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj pas seancës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto: LSA
Korrupsioni KPK Lajme Në Fokus

‘Rast unik’, karriera e gjyqtares Shpresa Beçaj rrezikohet nga formularët

Sipas KPK, gjyqtarja e Apelit Shpresa Beçaj nuk ka përmbushur detyrimin ligjor dhe as të drejtën për dorëzimin e formularëve të deklarimit në kuadër të procesit të rivlerësimit. Beçaj u mbrojt duke e cilësuar rastin e saj “unik” dhe fajësoi Këshillin e Lartë të Drejtësisë për situatën e krijuar.