Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hënën të largojë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Pashk Gjaci. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi Gjacin në mars të 2019-ës për probleme në të tri kriteret e rivlerësimit.
Month: May 2026
Skeda e pasurisë së deklaruar –Alkelina Gazidede –Gjykata Administrative e Apelit
Gjyqtarja Alkelina Gazidede do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurori Artan Bajrami
Prokurori Artan Bajrami u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi u akuzua për deklarim të rremë për blerjen e një apartamenti dhe mosdeklarim të dhuratave nga baxhanaku biznesmen.
KPA vulos largimin e gjyqtarit Arben Zefi nga sistemi i drejtësisë
Në unanimitet, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të KPK për shkarkimin nga detyra të ish-kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi.
KPK shtyn seancën për prokurorin Spartak Çoçoli
Pak minuta para orarit kur duhej të niste seanca dëgjimore, prokurori Spartak Çoçoli ka njoftuar Komisionin se gjendej në spital dhe se dokumentacionin provues do ta dorëzonte më vonë.
Gjyqtarja e Apelit Shpresa Beçaj shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit referoi se, vendimin për shkarkimin e gjyqtares Beçaj e bazonte në legjislacionin që detyronte magjistratin të dorëzonte në afat formularët e vetëdeklarimit në funksion të procesit të vetingut.






