Kolegji rrëzoi pretendimet e ish-gjyqtarit Idriz Mulkurti, duke i cilësuar një pjesë të provave të sjella prej tij si përpjekje për të justifikuar mungesën e burimeve. Sipas arsyetimit të KPA-së, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte pranuar në shkelje të ligjit disa prej justifikimeve të ish-gjyqtarit.
KPK: Gjyqtari Olsi Xhavella nuk provoi dot burimin e pasurive
Në vendimin e arsyetuar, Komisioni i Paravarur i Kualifikimit thotë se gjyqtari i Apelit të Korçës, Olsi Xhavella nuk arriti të provojë ligjshmërinë e parave të përfituara nga nëna dhe vëllai në emigracion, si dhe mundësinë e prindërve të bashkëshortes për vlerën e “prikës”, që janë përdorur si burime për krijimin e pasurive.
Dyshimi i KPK: “Maria Qirjazi shfrytëzoi pozicionin si gjyqtare në blerjen e pasurive publike”.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se gjyqtarja e Apelit Tiranë, Maria Qirjazi ka vepruar në cënim të besimit të publikut në blerjen e disa trojeve publike në shuma të vogla dhe duke i shkëmbyer ato me vlera monetare dhjetëra herë më të mëdha, në kundërshtim me qëllimin e përftimit nga njësitë vendore dhe duke […]
KPK ndërpret vetingun për dy gjyqtarë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpret procesin e rivlerësimit për gjyqtarët Rasim Doda dhe Pëllumb Vehbi pas dorëheqjes nga statusi i magjistratit.
Huatë dhe makinat vënë në vështirësi gjyqtarin Desart Avdulaj
Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Desart Avdulaj u përball në KPK me pyetje mbi burimet e ligjshme të katër huadhënësve dhe disa transaksione të komplikuara. Avdulaj këmbënguli se pasuria ishte e ligjshme dhe kërkoi rihapje hetimi në dy kriteret e tjera.
Bari Shyti, argumentet sterile me stoqe kromi nuk e bindën KPK
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit nuk e ka jusitifikuar dot pasurinë e tij më burime të ligjshme, ndërkohë që ka bërë deklarime kontradiktore dhe të pasakta.