Gjyqtarja e Gjykatës Administrative Tiranë, Arbena Ahmeti u konfirmua në detyrë më 1 nëntor 2021, duke arritur të bindë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK për barrën e provës për pasurinë, ashtu si dhe bashkëshorti i saj, prokurori Arens Çela – i cili e kaloi vetingun me formë të prerë, megjithëse me shumicë votash. Po […]
Pamundësia për të provuar burimet e një banese 3 kate penalizoi Ariola Kriston
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerëson se gjyqtarja e Korçës, Ariola Kristo dështoi të provonte ligjshmërinë e gjithë burimeve të deklaruara se kishin shërbyer për ndërtimin e një banese me tre kate + bodrum, si dhe për mobilimin dhe investimet e tjera në këtë objekt.
KPK: Jak Ndoka është përpjekur të krijojë burime të ligjshme për blerje pasurie
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i vlerëson të rreme pretendimet e gjyqtarit të Lezhës Jak Ndoka se, me të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamenti të vjetër bleu dy apartamente dhe një dyqan me sipërfaqe totale tre herë më të madhe.