Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur më 31 janar të ndërpresë procesin e vetingut për prokurorin e Tiranës Petrit Bica, për shkak të dorëheqjes së tij nga detyra. Gjithashtu, i është hequr e drejta që të riemërohet në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. Në vendimin e arsyetuar të KPK sqarohet […]
Month: July 2024
Erind Reovica shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të enjten vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Fierit, Erind Reovica. Gjatë seancës dëgjimore të martën më 8 shkurt, Komisioni evidentoi probleme në të tri kriteret e rivlerësimit, atë të profesionalizmit, pastërtisë së figurës dhe pasurisë, ku në këtë të fundit rezultonte me balancë negative në shumën […]
Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervin Beqiri– Prokuroria e Korçës
Prokurori i Prokurorisë së Korçës, Ervin Beqiri do të përballet të enjten më 10 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Ervin Beqiri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe […]
KLGJ i hap rrugën për në Gjykatën e Lartë gjyqtares Arbena Ahmeti
Këshilli i Lartë Gjyqësor, miratoi të mërkurën projekt-vendimin për propozimin për emërimin një vend të lirë në fushën e të drejtës administrative në Gjykatën e Lartë, gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Arbena Ahmeti. Ky vendim i KLGJ-së vjen dy javë pasi Gjykata e Lartë konstatoi pamundësinë e thirrjes së mbledhjes së […]
KPK vë në dukje deklarimet kontradiktore të prokurorit Erind Reovica
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën dëgjimore ndaj prokurorit të Fierit, Erind Reovica. Trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Suela Zhegu, njoftoi se hetimet për Reovicën ishin bërë në të tri kriteret. Nga relatimit prokurori kishte rezultuar me mungesë burimesh të ligjshme, kishte një raport negativ […]
Pas rekomandimit të ONM, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Gjon Kodrës
Bazuar në rekomandimin dhe gjetjet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM lidhur me procesin e vetingut të prokurorit të Tiranës, Gjon Kodra, Komisioneri Publik Florian Ballhysa ka ushtruar ankim dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Ballhysa e cilëson të pabazuar dhe të padrejtë vendimin e Komisionit […]