Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervin Beqiri– Prokuroria e Korçës
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervin Beqiri– Prokuroria e Korçës

Prokurori i Prokurorisë së Korçës, Ervin Beqiri do të përballet të enjten më 10 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Ervin Beqiri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokuroria e Lezhës. Prej vitit 2015, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Korçës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Ervin Beqiri nga viti 2009 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Ervin Beqiri për vitet 2009-2016.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2009, prokurori Ervin Beqiri deklaronte pasuri familjare me vlerë 3.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 15.6 milionë lekë.

Pjesa kryesore e pasurisë së Z. Beqiri përbëhet nga pasuria e paluajtshme me vlerë 14.1 milionë lekë, e ndjekur nga kursimet cash prej 530 mijë lekësh, likujditetet bankare prej 507 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë 400 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 16.7 milionë lekë, nga të cilat 41% kanë si burim pagën e Z. Beqiri si prokuror dhe 50% të ardhurat e bashkëshortes nga aktiviteti privat.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për tetë vite të deklarimit, tre prej deklaratave rezultuan me probleme.

Subjekti Ervin Beqiri rezulton me burime financiare të pamjaftueshme gjatë viteve 2011-2013 në vlerën totale 2,392,944 lekë për të justifikuar shtesat e aseteve në llogari bankare, kursime cash dhe apartament banimi, pavarësisht të ardhurave vjetore të deklaruara.

Gjatë viteve 2011-2012 deklarohen shtesa në llogari bankare prej 1,740,402 lekë dhe gjendje cash në shtëpi prej 3,530,000 lekësh.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huamarrjen nga të afërmit, që shërben si burim për blerjen e një apartamenti.

Në vitin 2013 deklarohet blerje apartament banimi në vlerë 87,000 euro, nga të cilat 10,000 euro janë detyrim i pashlyer ndaj firmës së ndërtimit. Për diferencën e paguar, si burim financimi shërbejnë 5,200,000 lekë huamarrje  nga babai i deklaruesit dhe pakësime nga  depozitat bankare në vlerën e 2,925,000 lekëve.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *