KPK gjatë shpalljes së vendimit për prokurorin Erind Reovica. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Erind Reovica shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të enjten vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Fierit, Erind Reovica. Gjatë seancës dëgjimore të martën më 8 shkurt, Komisioni evidentoi probleme në të tri kriteret e rivlerësimit, atë të profesionalizmit, pastërtisë së figurës dhe pasurisë, ku në këtë të fundit rezultonte me balancë negative në shumën 5 milionë lekë.

Prokurori Reovica nuk ishte i pranishëm në të dy seancat, si në atë dëgjimore ashtu dhe gjatë shpalljes së vendimit. Ai u përfaqësua nga avokatja Antoneta Sevdari e cila pas relatimit të gjetjeve gjatë seancës dëgjimore kërkoi që të konsideroheshin argumentet e prokurorit – kryesisht lidhur me të ardhurat e deklaruara se ishin përfituar nga puna në emigracion, si dhe kërkoi konfirmimin e subjektit në detyrë.

Procesi i rivlerësimit ndaj prokurorit Erind Reovica u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun.

Reovica ka filluar punë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2006 dhe në vitin 2014 u emërua prokuror në rrethin e Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *