Gjyqtari Adnri Ymeri dhe avokati Arben Llangozi duke dalë nga KPK | Foto:  Edmond Hoxhaj BIRN
KPK Veting

KPK mbyll pas pesë seancash maratonë procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Andri Ymeri

Gjyqtari Andri Ymeri i uroi festat trupës të hënën para se të mbyllte fjalën duke thënë se ai nuk do të ishte i pranishëm në shpallje të vendimit. “Ju falënderoj për durimin”, tha Ymeri, duke iu referuar seancave të njëpasnjëshme disa prej të cilave u zgjatën për orë të tëra pasi Ymeri dhe avokatët e […]

Prokurorja Armida Hamiti pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK

Prokurorja Armida Hamiti jep shpjegime për të ardhurat e prindërve nga bujqësia

Prokurorja Armida Hamiti (Moçka) e Prokurorisë së Rrethit Tiranë u përball të hënën më 19 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, ku gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për burimet e një apartamenti në Vlorë të regjistruar në emër të saj, pasuri për të cilën pretendoi se e kishte në bashkëpronësi me […]

Gjyqtarja Miranda Andoni pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.
KPA

Kolegji mbyll shqyrtimin dhe tërhiqet për vendim ndaj gjyqtares Miranda Andoni

Gjyqtarja Miranda Andoni dhe Komisionerja Publike, Irena Nino u qëndruan të hënën qëndrimeve të bëra në parashtrimet para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Nino tha në seancë se u qëndronte shkaqeve të ankimit. Ajo pretendoi se Andoni nuk kishte përmbysur barrën e provës as me prapësimet e bëra në Kolegj në seancën paraardhëse dhe i […]

Gjyqtarja Majlinda Dogga në KPK
KPK Veting

Gjyqtarja Majlinda Dogga konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 19 dhjetor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Majlinda Dogga. Vendimarrja u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Alma Faskajn. Gjyqtarja Majlinda Dogga e Gjykatës së Tiranës u përball të […]