Prokurori Artur Cara pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK

Prokurori Artur Cara u konfirmua me kontestime në KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK u nda në vlerësimin e prokurorit të Fierit Artur Cara, ku shumica e trupës e përbërë nga kryesuesja Xhensila Pine dhe anëtari Olsi Komiçi çmuan se ai kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe figurën, si dhe nivel kualifikues për profesionalizmin, ndërsa relatorja Firdes Shuli votoi për shkarkimin […]

Prokurori Durim Bedini pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurori Durim Bedini konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 20 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Elbasanit, Durim Bedini. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Gjatë seancës dëgjimore më 18 tetor, Komisioni konstatoi pamundësi të prokurorit të […]

Gjyqtarja Herila Çela (në mes) pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtarja Herila Çela jep shpjegime për problemet e pasurisë dhe profesionalizmit

Gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela u përball të enjten më 19 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati rreth tre orë dha shpjegime për problemet e konstatuara në kriterin pasuror dhe profesionalizmin, duke këmbëngulur se kishte provuar të kundërtën e barrës së provës. Ndërkohë, gjyqtarja Çela mori vlerësim […]

Jurida Bajraktari pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme

Komisioneri Publik kërkon në KPA shkarkimin e Jurida Bajraktarit

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të vendosë shkarkimin nga detyre të Ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit, pasi sipas tij në një vlerësim tërësor të çështjes siubjekti ka cënuar besimin e publikut te drejtësia. “Në vlerësimin tërësor të procedurave, të lidhura në rastin konkret me kontrollin e […]

Prokurori i Tiranës Saimir Hysa pas vendimit të konfirmimit nga KPK. Foto:BIRN
KP Lajme

ONM rekomandon ankimin e konfirmimit të prokurorit Saimir Hysa

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM rekomandoi të mërkurën më 18 tetor institucionin e Komisionerëve Publikë që të ushtrojnë ankim në Kolegj ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Saimir Hysa. Gjatë seancës dëgjimore më 7 gusht, Hysa u përball dhe dha shpjgime për gjetjet e […]