Vendimi, i cili ka efekt të menjëhershëm dhe është përfundimtar, u mor nga trupi gjykues i KPA-së i kryesuar nga gjyqtari Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Laskajt.
Prokurori Milan Laskaj ishte shkarkuar më 27 mars të vitit të kaluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për probleme në kriterin e pasurisë dhe për cenim të besimit të publikut – konkluzione që KPA i gjeti të pabazuara.
Laskaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si prokuror në Prokurorinë e Tropojës. Më pas ka punuar në Prokuroritë e Elbasanit dhe Lezhës, ku ka mbajtur edhe funksionin e drejtuesit. Së fundmi u transferua në Prokurorinë e Tiranës, ku ushtron edhe sot detyrën e tij.




