Ish-ministri i Shëndetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK | Foto: LSA
Artikull kryesor Lajme Lajme

Abuzimet me fondet e BE-së, arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është arrestuar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Masa e sigurisë ndaj Beqaj është marrë me kërkesë të SPAK, si pjesë e hetimeve për abuzime me fondet e BE-së gjatë periudhës që Beqaj mbante postin e drejtorit të SASPAC.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmori më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

Përveç hetimit për abuzimit me fondet e SASPAC, Ilir Beqaj është ën akuzë për shpërdorim detyrë për kontratën koncesionare për instrumentet kirurgjikale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *