Kolegji ka mbajtur në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit, Artur Selmani.
Author: Edmond Hoxhaj
KPK bëri një sy qorr ndaj dënimit për drogë të kunatit të prokurorit kandidat për SPAK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit fshehu nga seanca dëgjimore publike denoncimin që kunati i Klodian Brahos ishte arrestuar në Itali për trafik droge– fakt që prokurori i Krimeve të Rënda nuk e kishte pohuar në formularin e deklarimit të kontrollit të figurës.
Kolegji i Apelimit hap hetimin gjyqësor ndaj gjyqtarit Artur Malaj
Gjatë një seance maratonë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit kundërshtoi ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit të KPK-së për konfirmimin e tij në detyrë.
Biznesi i bashkëshortit dhe mangësitë profesionale i dhanë fund karrierës së Alketa Nushit
Sipas vendimit të KPK-së që e shkarkoi nga detyra, drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Alketa Nushi ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia, kryesisht për sa i takon aspektit etiko-profesional.
Shtyhet seanca dëgjimore në KPK për gjyqtarin Gjovalin Përnoca
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shtyu të martën seancën dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gjovalin Përnoca.
Analiza financiare e gjyqtarit Artur Malaj: KPK fshehu aktet nga Komisioneri Publik
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi të premten një kërkesë për rivendosjen në afat të një shtese ankimi ndaj gjyqtarit Artur Malaj të kërkuar nga Komisioneri Publik, pasi ky i fundit u shpreh se ishte vënë në dijeni për ekzistencën e dy analizave financiare të cilat nuk ishin përcjellë me dosjen e subjektit nga Komisioni […]





