Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 1 dhjetor 2022 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Vendimi për rëzimin e ankimit të Beçajt ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK është marrë në mënyrë unanime në dhomë këshillimi nga […]
Author: Edmond Hoxhaj
Shkeljet e ligjit dhe vendimet e njëanshme penalizuan prokurorin Spartak Çoçoli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit të Gjirokastrës, Spartak Çoçoli, duke arsyetuar se mangësitë e përsëritura profesionale dhe qëndrimet e njëanshme në vendimarrjet e çështjeve të hetuara e bëjnë të papërshtatshëm dhe në vlerësimin tërësor të tyre, këto gjetje çmohen se cënojnë […]
KPK: Gjyqtarja Blerta Marku fshehu një apartament në emër të nënës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 26 shtator 2022 të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Blerta Marku (Çibuku) pasi konkludoi se ajo kishte fshehur një apartament në emër të nënës, se kishte mungesë të burimeve të ligjshme në vlera të konsiderueshme për të justifikuar pasuritë dhe shpenzimet, si […]
Argumentet e Kolegjit për shkarkimin e prokurores Natasha Prifti
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 4 korrik 2022 të ndryshojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimion në detyrë të prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti (Shallapi) dhe e shkarkoi atë për probleme në kriterin e pasurisë. Vendimi për shkarkimin e Priftit u mor me votat e shumicës së trupit […]
Komisioneri Publik ankimon vendimin e gjyqtarit Pëllumb Zaimi
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të premten më 25 nëntor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Beratit, Pëllumb Zaimi. Bazuar në dokumentacionin e administruar gjatë hetimit administrativ në KPK, Ballhysa vlerëson se Zaimi nuk arrin nivel të besueshëm dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, […]
Astrit Shema nuk i përmbysi dot balancat negative në KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i gjeti të drejta një pjesë të pretendimeve të ish-gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Astrit Shema, të ngritura ndaj konkluzioneve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që çuan në shkarkimin e tij, megjithatë nuk u gjetën të mjaftueshme për ndryshimin e vendimit në shkallën […]






