Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti, duke i cilësuar të pabazuara gjithë shkaqet e ngritura prej tij në ankim për cënim të procesit të rregullt ligjor, si dhe pjesën më të […]
Author: Edmond Hoxhaj
Konkluzionet e KPK për profesionalizmin e Elona Alvorës ankimohen në Kolegj
Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të martën më 9 gusht vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores së Vlorës, Elona Alvora duke kërkuar rikontroll të konkluzioneve të shkallës së parë për kriterin profesional. Në kërkimin përfundimtar, Nino kërkon ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit të Komisionit. Prokurorja […]
KPA: Komisioni i mohoi Edmond Hykës të drejtën e mbrojtjes
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka gjetur të drejta një pjesë të shkaqeve të ankimit të ish-prokurorit të Apelit Tiranë, Edmond Hyka kundër vendimit të Komisionit që e shkarkoi për probleme në kriterin e pasurisë, por nuk janë konsideruar të mjaftueshme për rikthimin e tij në sistemin e drejtësisë. KPA ka korrigjuar Komisionin […]
‘Pamundësi objektive’: Debati në Kolegj për konfirmimin e Hysen Ketës
Vendimi i arsyetuar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për rivlerësimin kalimtar të drejtuesit të Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta dominohet nga debate mes trupës gjykuese lidhur me burimet dhe analizën financiare, ndërsa një përgjigje e organeve tatimore si dhe pranimi i pretendimeve të subjektit nga shumica sollën përmbysjen e vendimit KPK-së dhe konfirmimin e […]
Dhurata Haveri dështoi të përmbyste në KPA balancën negative për pasuritë
Ish-gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda, Dhurata Haveri arriti të bindë Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për një pjesë të burimeve financiare që kishin shërbyer për krijimin e dy pasurive, por nuk arriti të përmbysë gjithë balancën negative, ç’ka solli largimin e saj përfundimtar nga sistemi i drejtësisë. Në vendimin e arsyetuar të KPA-së […]
Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e Bledar Bejkos në Kolegj
Institucioni i Komisionerit Publik njoftoi pasditen e të mërkurës më 3 gusht ankimin e ushtruar kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Bledar Bejko. Komisionerja Irena Nino i kërkon Kolegjit që të ushtrojë kontroll në konkluzionet e Komisionit dhe të shkarkojë prokurorin Bejko për probleme […]






