Gjyqtari Ridvan Hado u ballafaqua me vëzhguesin ndërkombëtar, Theo Jacobs për rolin e tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në dhënien e lejes prindërore për gjyqtarin tjetër, Gjin Gjoni –vendim të cilin ai e konsideroi të ligjshëm.
Author: Edmond Hoxhaj
Gjyqtarja e Apelit, Fatmira Hajdari ngel në veting
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtares Fatmira Hajdari për pasuri të pajustifikuar prej 52 milionë lekësh si dhe mosdeklarimin e heqjes së dy vizave amerikane.
Vendimi i shkarkimit: Prokurori Edmond Hyka nuk justifikoi dhuratat nga babai
Prokurori i Apelit të Tiranës, Edmond Hyka rezultoi me balanca negative të vlera të konsiderueshme për pasuritë e tij, ndërsa u ngritën pikëpyetje edhe për një rast të konfliktit të interesit.
Provat e reja shtyjnë seancën e prokurores Manjola Kajana në KPA
Pas rikthimit nga gjykata të Luan Dacit në detyrë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit rinisi shqyrtimin e çështjes së Manjola Kajanës, kandidate për në SPAK.
Pronat e prokurorit Blerim Tominaj, KPK identifikon mungesë burimesh në vlera të mëdha
Gjatë seancës dëgjimore KPK ngriti dyshime se subjekti kishte mungesë burimesh të ligjshme financiare për dy lokale, dy apartamente, si dhe depozita bankare në vlerë mijëra euro.
Konfirmohet prokurori Gjon Fusha, dy çështje dërgohen për inspektim
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të transferojë për inspektim dy çështje të hetuara nga prokurori Gjon Fusha në vitet 2015 dhe 2019.