Gjyqtari Kujtim Vranici | Foto nga Edmond Hoxhaj/ BIRN
KPK Lajme Veting

Gjyqtari Kujtim Vraniçi konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 19 shtator vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Kujtim Vraniçi. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen, pas seancës dëgjimore të hënën kur subjekti dha shpjegime për gjetjet në […]

Trupa që hetoi rastin e prokurorit Bardhyl Shehu (nga e majta) Xhensila Pine relatore, Pamela Qirko kryesuese dhe Alma Faskaj anëtare. Foto:BIRN
Analiza KPK Veting

KPK: Prokurori Bardhyl Shehu kreu deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë dhe cënoi besimin e publikut

Prokurori i Lezhës, Bardhyl Shehu u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 10 gusht 2023, pasi u konkludua se nuk kishte shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive; se kishte ndërmarrë hapa për t’i fshehur dhe paraqqitur ato në mënyrë të pasaktë; duke u arritur në përfundimin se ka bërë […]

Gjyqtari Kujtim Vraniçi pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtari Kujtim Vraniçi përballet me vetingun

Gjyqtari Kujtim Vraniçi i Gjykatës së Tiranës u përball të hënën më 18 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit, në të cilat Komisioni nuk konstatoi probleme domethënëse. Për pastërtinë e figurës Vraniçi mori vlerësim pozitiv. Procesi […]

Gjyqtari Rexhep Karaj pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPA

Kolegji gjen shkelje në vetingun e Rexhep Karajt, por lë në fuqi shkarkimin

Ish-gjyqtari i Matit, Rexhep Karaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 25 nëntor 2021, pasi u konkludua se ai nuk justifikoi pasuritë, si dhe nuk ishte treguar bashkëpunues gjatë hetimit administrativ, duke bërë shpesh deklarime kontradiktore për mungesën e burimeve financiare. Karaj ju drejtua Kolegjit të Posaçëm të Apelimit […]

Gjyqtari Adriatik Bocaj pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtari Adriatik Bocaj jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Adriatik Bocaj u përball të hënën më 11 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për bilancin negativ paraprak në vlerën totale 1.7 milionë lekë të konstatuar për periudhën 1994-2016, si dhe për disa pretendime të ngritura në deoncime nga publiku. Ndërkohë, Bocaj […]

Prokurorja Marsida Frashëri pas vendimit të konfirmimit në detyrë. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Pas trajnimit, Marsida Frashëri rikthehet në detyrë

Prokurorja e Shkodrës, Marsida Frashëri u konfirmua në detyrë të hënën pas kryerjes së trajnimit të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Sipas trupës së KPK, Shkolla e Magjistraturës e kishte vlerësuar atë me notën “mirë”. Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pezullimin e Frashërit për 1 vit nga detyra, […]