Prokurori i Tiranës, Artan Lulaj u përball të martën në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me barrë prove në kriterin e pasurisë dhe atë të profesionalizmit. Trupa që hetoi rastin e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Alma Faskaj, vuri në dukje se kishte vlerësuar paraprakisht se […]
Author: Edmond Hoxhaj
Vlerësimet e KLP pas ‘dyerve të mbyllura’ për anëtarët e SPAK ngjallin dyshime
Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjodhi dy anëtarët e rinj të SPAK pas pikëzimit kontrovers dhe intervistimit në mbledhje me dyer të mbylluar të tre kandidatëve. Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu u emëruan, ndërsa Sonila Muhametaj, ish-prokurore e Krimeve të Rënda u radhit e treta.
KPA pranon kërkesën e Markelian Kuqos dhe i kërkon KLGJ të plotësojë dosjen
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi një kërkesë nga gjyqtari i shkarkuar i Korçës Markelian Kuqo për tu njohur me dosje të plotë të shkarkimit të tij nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe shtyu seancën për në janarin e vitit 2022.
Gjyqtarja Matilda Llangozi përballet me vetingun
Gjyqtarja e Beratit, Matilda Llangozi u përball në KPK me pyetje për disa pasaktësi në deklarimet e pasurisë. Gjyqtarja vlerësoi hetimin dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
KPA shkarkon Luan Dacin për shkelje të rëndë disiplinore
Nëntë muaj pasi ishte dënuar me vendim të formës së prerë për falsifikim anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u shkarkua nga detyra prej një Komisioni Disiplinor me anëtarë të Kolegjit.
Bie falsifikimi, KPA konfirmon gjyqtarin Sokol Ngresi
Gjyqtari Sokol Ngresi i mbijetoi komplotit me letra false që synonte të ndikonte procesin e rivlerësimit të tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili e konfirmoi në detyrë. KPA vlerësoi se bilanci negativ në blerjen e një shtëpi, ishte i vogël dhe jo shkarkues.






