Dy kërkesa paraprake të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Durrësit, Arjan Balliu detyruan Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të shtynte datën e seancës dëgjimore. Hetimi ndaj Balliut ishte përfunduar vetëm në një kriter.
Author: Edmond Hoxhaj
Problemet me figurën dhe pasurinë, ngrenë pikëpyetje mbi prokurorin Përparim Kulluri
KPK zhvilloi seancën dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri të cilit iu vunë në dukje kontakte me një person të dënuar në Greqi për trafik droge dhe dyshimet për fiktivitet në deklarime për përfitimin e një shpronësimi. Kulluri mohoi akuzat dhe kërkoi të konfirmohej në detyrë.
Kryetarja e KPA-së ‘mendim pakice’ për Nertina Kosovën
Gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda, Nertina Kosova u konfirmua në detyrë me shumicë votash, ndërsa kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj arsyetoi se ajo duhet të ishte shkarkuar.
Vetingu çon në divorc drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj ka vendosur të zgjidhë martesën me bashkëshortin, të cilin e akuzon se i ka mbajtur të fshehur një konflikt ‘fizik dhe verbal’ me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Gungo duke i cënuar procesin e rivlerësimit dhe karrierën.
Bilancet negative financiare sollën shkarkimin e Ilir Mustafajt
Vendimi i zbardhur i KPK tregon se gjyqtari Ilir Mustafaj u shkarkua pasi u gjet me mungesë burimesh të ligjshme të pasurisë për 2.6 milion lekë dhe një sërë mosdeklarimesh në vite.
Komisioneri Publik ankon konfirmimin në detyrë të Elvin Gokajt
Komisioneri Publik në kërkesën drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vë në dukje se prokurori Gokaj, i cili u pezullua nga detyra për shkak të problemeve të profesionalizmit, duhej të ishte shkarkuar. Komisioneri kërkon rivlerësim në të tri kriteret.