Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti probleme me pasurinë e gjyqtares Administrative të Durrësit, Rezarta Aliu, por konstatoi mungesë burimesh në pagesën e një kësti të apartamentit në pronësi të nënës së saj. Aliu kërkoi të përjashtohej nga barra e provës për apartamentin e nënës si dhe të konfirmohej në detyrë.
Korrupsioni
Skeda e pasurisë së deklaruar –Artan Hazbi – Prokuroria e Lushnjes
Prokurori Artan Hazbi i Prokurorisë së Lushnjes do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
Gjyqtarja Besjana Garxenaj përballet me pikëpyetje për pasurinë dhe figurën
Besjana Garxenaj kishte kërkuar të përjashtohej nga procesi i rivlerësimit dhe pas rrëzimit të kërkesës, u ballafaqua në seancë me mungesë burimesh dhe një raport negativ të DSIK- të cilat ajo i kundërshtoi si të pasakta.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Rezarta Aliu–Gjykata Administrative Durrës
Gjyqtarja Rezarta Aliu e Gjykatës Administrative të Durrësit do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare ndër vite.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Ilir Përdeda–Gjykata e Lezhës
Gjyqtari i Gjykatës së Lezhës, Ilir Përdeda do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.
Gjyqtari Durim Hasa përballet me akuza për pasurinë dhe cenim të etikës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mospërputhje dhe deklarime të pasakta në pasurinë e gjyqtarit të Gjykatës së Beratit, Durim Hasa si dhe mungesë burimesh për krijimin e tyre. Hasa u mbrojt duke e quajtur veten një gjyqtar shumë të mirë dhe pretendoi se nuk e ka nxjerrë drejtësinë në shitje.






