Skeda e pasurisë së deklaruar –Artan Hazbi – Prokuroria e Lushnjes
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Artan Hazbi – Prokuroria e Lushnjes

Prokurori Artan Hazbi i Prokurorisë së Lushnjes do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.Artan Hazbi, prokuror në Prokurorinë e Lushnjes do të përballet të enjten më 22 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Brunlida Bekteshi, Pamela Qirko dhe Valbona Sanxhaktari.

Artan Hazbi e ka filluar karrierën në vitin 1988 fillimisht si hetues dhe më pas si prokuror në Prokurorinë e Sarandës. Prej vitit 2005, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Lushnjes.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Artan Hazbi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Lushnjes, Artan Hazbi për vitet 2003-2018.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Artan Hazbi deklaronte pasuri me vlerë 4.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 28.5 milionë lekëve.

Subjekti deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 12.4 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 11.8 milionë lekë, automjet me vlerë 780 mijë lekë dhe gjendje progresive të akumuluar në cash prej 3.5 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25.7 milionë lekë, nga të cilat 61% burojnë nga paga si prokuror e Z. Hazbi dhe 12.5% nga puna si avokate e bashkëjetueses. Rreth 10% e të ardhurave kanë si burim një fermë ullinjsh në pronësinë e subjektit, gati 9% nga fitimi i shitjes së pasurisë së patundshme dhe 3% nga shitja e oriendive shtëpiake.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” një hua të marrë në vitin 2007, deklarimin e një prone nga bashkëjetuesja si dhe shkëmbimin e një apartamenti me një sipërfaqe truall.

Më konkretisht në vitin 2007, subjekti Artan Hazbi deklaron huamarrje prej 980,000 lekë, e cila shlyhet brenda vitit.

Në vitin 2017, bashkëjetuesja e subjektit deklaron se ka rivlerësuar një banesë private në Lushnje, me sipërfaqe 60 m2 nga 1,500,000 lekë në 2,430,000 lekë, por kjo pronë nuk rezulton e deklaruar prej saj më parë. Banesa është shitur në vitin 2018 me çmim 2,424,847 lekë, si dhe deklarohen të ardhura prej 976,000 lekësh nga shitja e orendive shtëpiake.

Në vitin 2018, subjekti ka shkëmbyer një apartament në Sarandë me sipërfaqe 77 m2, të blerë në vitin 2007 për 1.8 milionë lekë dhe të rivlerësuar në 65,065 euro, me pasurinë truall me sipërfaqe 403m2, brenda së cilës ndodhet një ndërtesë karabina e papërfunduar me sip. 156 m2. Për këtë objekt është kërkuar dhe miratuar leje për shesh ndërtimi.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *