Gjyqtarja Flora Hajredinaj do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Korrupsioni
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro, sërish përballë vetingut
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Elona Toro, duke e konsideruar hetimin e KPK-së të paplotë dhe vendimin e marrë si të pabazuar në “prova dhe ligj”.
KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Përmetit, Silvana Pani
Komisioni gjeti probleme të shumta me pasurinë dhe pamundësi financiare në vlera të mëdha. Gjithashtu, u identifikua edhe gjendja e prokurores Pani në kushtet e konfliktit të interesit në nënshkrimin e disa kontratave për blerje karburanti me shoqërinë në pronësi të vëllait të bashkëshortit.
Dhuratat e shumta nga familjarët ngrenë pikëpyetje mbi pasurinë e gjyqtarit Neritan Cena
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ka zbuluar burime të pamjaftueshme dhe transaksione të dyshimta në shit-blerje makinash për gjyqtarin Cena, ndërsa ky i fundit ngriti zërin për të protestuar ndaj gjetjeve dhe pyetjeve mbi pasurinë e tij.
Kolegji rrëzon ankimin e ish-gjyqtarit Luan Dervishi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi unanimisht të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Luan Dervishi për fshehje pasurie dhe mungesë profesionalizmi.
Gjyqtari i Tropojës, Erjon Çela konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Erjon Çela, pas hetimeve të kryera për të tre kriteret e rivlerësimit.






