Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se ish-prokurori Artan Bajrami ka kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme të pasurisë, por jo deklarim të rremë siç vlerësonte KPK. Kolegji arsyeton se shkalla e parë nuk ka argumentuar disa prej gjetjeve, por vendimi i shkarkimit mbeti në fuqi.
Korrupsioni
Denoncimi anonim për ‘konflikt interesi’ i kushtoi karrierën Niko Rapit
Gjyqtari Niko Rapi i Gjykatës së Tiranës i kaloi filtrat e vetingut për pasurinë dhe profesionalizmin, por u penalizua për kontratat në kushtet e konfliktit të interesit për furnizimin me karburant të Gjykatës së Pogradecit si dhe disa udhëtime jashtë vendit.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Pranvera Pustina –Prokuroria e Përgjithshme
Shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2010 deri në fund të vitit 2017.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Etleva Temo –Gjykata e Apelit Korçë
Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Etleva Temo do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Gjyqtarja Flora Hajredinaj përballet me probleme të pasurisë në KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për mundësitë financiare të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Flora Hajredinaj dhe vjehrrit të saj për një dhuratë prej 40 mijë eurosh, ndërkohë që në seancë u debatua edhe mbi dy qëndrime të ndryshme të DSIK.
Vendimi i vetëm për ‘trajnim të detyrueshëm’ sfidohet nga dy ankime në Kolegj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të riçelë shqyrtimin gjyqësor për prokurorin e Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj – i pezulluar nga detyra për trajnim të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi i KPK kontestohet nga Komisioneri Publik dhe vetë Gokaj.






