Skeda e pasurisë së deklaruar –Pranvera Pustina –Prokuroria e Përgjithshme
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Pranvera Pustina –Prokuroria e Përgjithshme

Shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2010 deri në fund të vitit 2017.Drejtoresha e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina do të përballet të premten më 9 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Znj. Pustina po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu.

Pranvera Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Në vitin 2015, Pustina u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo mban postin e shefes së kabinetit të prokurorit Olsian Çela.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Pranvera Pustina dhe bashkëshorti i saj për vitet 2010-2017.

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja Pranvera Pustina për vitet 2010-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2010, prokurorja Pustina deklaronte kursime prej 700 mijë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e saj kap vlerën e 77.3 milionë lekëve, të cilat zotërohen kryesisht nga bashkëshorti i saj.

Pjesa kryesore e pasurisë përbëhet nga likujditete bankare prej 49.2 milionë lekësh, e ndjekur nga pasuria e patundshme me vlerë 15.8 milionë lekë, automjete me vlerë 5 milionë lekë dhe kursime në cash prej 5.6 milionë lekësh.

Bashkëshorti i subjektit zotëron gjithashtu pjesë në aksione prej 1.3 milionë lekësh dhe huadhënie prej 205 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 141.3 milionë lekë, nga të cilat 95% janë të ardhurat nga dividentët dhe pagat e bashkëshortit të prokurores, avokati Floran Pustina dhe vetëm 4% nga paga si prokurore e Znj. Pustina.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite të deklarimit rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” mënyrën e deklarimit të të ardhurave dhe aseteve të bashkëshortit të subjektit, i cili bëhet pjesë e deklarimeve në vitin 2012.

Z.Pustina deklaron të ardhura të konsiderueshme nga dividentët dhe pagat në Shqipëri dhe Kosovë, por ato deklarohen të grupuara dhe jo sipas kategorive përkatëse. Gjithashtu edhe likujditetet bankare deklaron si gjendje në fund të vitit dhe jo si shtesa apo pakësime, siç kërkohen nga formulari i deklarimit.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *