Skeda e pasurisë së deklaruar – Erarbër Madhi– Gjykata Administrative Tiranë
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Erarbër Madhi– Gjykata Administrative Tiranë

Gjyqtari Erarbër Madhi i Gjykatës Administrative të Tiranës do të përballet të premten më 10 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo dhe Valbona Sanxhaktari.

Erarbër Madhi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Vlorës. Prej vitit 2013, ai e ushtron funksionin e gjyqtarit në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtari Erarbër Madhi nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Erarbër Madhi.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2004, gjyqtari Erarbër Madhi nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij e deklaruar kap vlerën e rreth 600 mijë lekëve.

Ai zotëron një automjet me vlerë 350 mijë lekë dhe kursime në cash prej 250 mijë lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 14.9 milionë lekë, me burim në 96% të tyre nga paga e subjektit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *