Vendimi i arsyetuar i KPK-së për shkarkimin e gjyqtares së Apelit të Shkodrës, Lindita Hoxha tregon se shumica gjeti mungesë burimesh të ligjshme dhe konflikt interesi, ndërsa relatorja argumentoi për të kundërtën.
Korrupsioni
Rihetimi në Kolegj nxorri pa probleme prokuroren e SPAK, Manjola Kajana
Dyshimet e ngritura nga Komisioneri Publik ndaj prokurores së Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, për një kredi për strehim dhe konflikt interesi, u rrëzuan gjatë hetimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Prokurori Arben Qosja përballet me pyetje për pagesat e kësteve të apartamentit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi pamundësi financiare në pagesat e dy kësteve për blerjen e një apartamenti në Tiranë, ndërsa prokurori i Apelit të Tiranës, Arben Qosja tha se apartamenti ishte pasuria e vetme e familjes së tij dhe se ishte blerë me burime të ligjshme.
Vendimi për Ana Golloshin, KPA: Hetimi i pasurisë nuk kufizohet te abuzimi me detyrën
Kolegji i Posaçëm i Apelimit arsyetoi kundër pretendimeve të ish-këshilltares ligjore, Ana Golloshi, se hetimi duhej të kryhej për kohën që ajo ishte në detyrë dhe u shpreh se pamjaftueshmëria e pasurisë nuk fokusohej posaçërisht te korrupsioni apo abuzimi me detyrën.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Qosja –Prokuroria e Apelit Tiranë
Prokurori i Apelit të Tiranës, Arben Qosja do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Çlirim Shahini
Në mënyrë unanime, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i ka rrëzuar shkaqet e ngritura në ankimin e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Lushnjës, Çlirim Shahini dhe ka vendosur lënien e shkarkimit në fuqi.






