Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro (Stavri) u përball të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Korrupsioni
Konfirmohet gjyqtarja Miranda Andoni dhe referohet për procedim
Pas konfirmimit, KPK kërkoi që gjyqtarja e Apelit të Gjirokastrës, Miranda Andoni të verifikohej përmes një procedimi disiplinor dhe vlerësimi etik.
Konfirmohet gjyqtarja Etleva Deda e Gjykatës së Posaçme
Gjyqtarja Etleva Deda e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u konfirmua në detyrë pas hetimit në të tre kriteret.
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Anton Martini
Me një ankim të bazuar kryesisht në pasaktësitë e deklarimeve vjetore të pasurisë dhe mos-hetimin e dhunës ndaj një gazetari në vitin 2014 nga një ish-gardist, Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shkarkojë prokurorin Anton Martini.
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Edlira Petri përballet me vetingun
Procesi i rivlerësimit të gjyqtares Edlira Petri u shtri edhe tek pasuritë e bashkëshortit të saj, Sokol Sadushi –anëtar i Gjykatës së Lartë –për të cilat u konstatuan disa probleme. Petri vlerësoi procesin dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Blerim Tominaj –Prokuroria e Tiranës
Prokurori Blerim Tominaj do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.






